Insajderi
Lajme

Asllani: Do takohemi me Kurtin, kërkojmë përfshirje të komunitetit Ashkali në buxhet

Insajderi
22 October 2025 - 12:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Asllani: Do takohemi me Kurtin, kërkojmë përfshirje të komunitetit Ashkali në buxhet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i pavarur i Kuvendit nga komuniteti Ashkali, Artan Asllani, ka konfirmuar për RTV21 se do të zhvillojë një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për diskutimin rreth formimit të Qeverisë së re.

Asllani tha se preferojnë të përfshihen në një marrëveshje koalicioni me LVV-në, por kërkesa e tyre kryesore është që komuniteti që ai përfaqëson të përfshihet në planifikimet buxhetore.

“Po, patjetër se do të pranojmë të takohemi me Kurtin. Unë jam akorduar me Kurtin për bashkëqeverisje. Nuk e di formatin e takimit, por i di kërkesat që i kam dhe kërkesat e mia konkrete që kanë me qenë për kryeministrin e ardhshëm: që komuniteti Ashkali të ketë përfshirje të plotë në buxhetin e Kosovës, me pas fonde për komunitetin Ashkali. Ne nuk do ta kushtëzojmë formimin e Qeverisë me pozita”, deklaroi Asllani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark