Insajderi
Lajme

Borxhet ndaj “Pastrimi” Sh.A. kalojnë tek përmbaruesit privatë

Insajderi
22 October 2025 - 14:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Borxhet ndaj “Pastrimi” Sh.A. kalojnë tek përmbaruesit privatë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar të gjithë konsumatorët, se nga data e sotme, 22.10.2025, do të fillojë procedurat përmbarimore ndaj debitorëve që kanë detyrime të papaguara për shërbimet e mbledhjes dhe transportit të mbeturinave.

“Ky veprim vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për të realizuar arkëtimin vullnetar të borxheve përmes njoftimeve, paralajmërimeve dhe marrëveshjeve të riprogramimit, të cilat në shumë raste nuk janë respektuar nga konsumatorët. Mospagesa e faturave ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë financiare të kompanisë dhe në cilësinë e shërbimeve publike që ajo ofron çdo ditë në kryeqytet dhe komunat e tjera të mbuluara nga “Pastrimi””, thuhet në njoftim.

Pastrimi ka bërë thirrje që të kryhen borxhet para se kompania të zbatojë të gjitha mjetet ligjore për arkëtimin e të hyrave.

“Në këtë drejtim, kompania është e detyruar të zbatojë të gjitha mjetet ligjore për arkëtimin e të hyrave, përfshirë edhe procedurat përmbarimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ftojmë të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë shlyer obligimet e tyre financiare, ta bëjnë këtë në mënyrë të menjëhershme për të shmangur procedurat përmbarimore dhe kostot shtesë që ato mund të sjellin”.

Pagesat mund të realizohen në sportelet e kompanisë, në institucionet financiare, si dhe përmes platformave elektronike të pagesave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark