Insajderi
Lajme

Rast i rëndë në Bresje – 77 vjeçari vdes tragjikisht pasi ra në vendin e lënë për lift në një objekt ndërtimi

Insajderi
22 October 2025 - 17:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rast i rëndë në Bresje – 77 vjeçari vdes tragjikisht pasi ra në vendin e lënë për lift në një objekt ndërtimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Bresje të Fushë-Kosovës.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderit, viktima një 77 vjecar S.TH , ka dalë nga shtëpia në mëngjes bashkë me djalin e tij. Djali e ka lënë atë pranë banesave të kompanisë AL Trade, ndërsa vetë ka vazhduar për në punë.

Tutje sipas burimeve i moshuari më pas ka hyrë në një objekt që është ende në ndërtim e sipër. Aty, aksidentalisht ka rënë në vendin e lënë për lift.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur vetëm para një ore, pasi zjarrfikësit kanë ndërhyrë për ta nxjerrë nga vendi i ngjarjes. Pastaj është marrë nga ekipet e IML’së.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark