Shqiprim Arifi ka hedh dyshime mbi veprimet e një personi, sic e quan ai “këshilltare” të kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Arifit, këshilltarja, e përshkruar si “patriote”, ka bërë marrëveshje politike me Listën Serbe, duke punësuar dy qytetarë serbë në Administratën Komunale të Preshevës me vendim të përhershëm.
“Vetëm ta dini, ju popull taksapagues i Kosovës, ju që me djersën tuaj financoni projekte për zhvillim e patriotizëm, “këshilltarja e qeverisë Kurti” bëri marrëveshje politike me Listën Serbe. Kjo “patriote” pas më shumë se 25 vitesh, punëson dy serb në Administratën Komunale të Preshevës, me vendim të përhershëm!
Ndërkohë qindra e mijëra të rinj preshevarë, me diploma në duar e shpresë në sy, mbesin rrugëve të Evropës duke kërkuar një vend pune që s’ua dha “patriotizmi” i Albinit, ALditës dhe RagMiut!
Po, kjo është “cilësia” e bashkëpunëtorëve që përzgjedh Albini; që duan paranë e shtetit të Kosovës me pasion, e Serbinë me përkushtim!”.