Insajderi
Botë

Mbesa e Trumpit u dërgon ‘dhuratë’ pengjeve të liruara

Insajderi
22 October 2025 - 20:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbesa e Trumpit u dërgon ‘dhuratë’ pengjeve të liruara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jared Kushner u takua me pengjet izraelite që u liruan si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, në të cilën dhëndri i Donald Trump ndihmoi të negociohej.

Tani është zbuluar se Kushner solli gjithashtu dhurata për pengjet nga ShBA-ja, në formën e shënimeve të shkruara me dorë nga vajza e tij, Arabella.

Një letër e postuar në rrjetet sociale thotë: “Forca juaj u jep shpresë kaq shumë njerëzve në mbarë botën. E admiroj trimërinë tuaj dhe dritën që u sillni të tjerëve. Faleminderit, Arabella Kushner”.

Fotografitë tregonin Kushnerin dhe pengun e liruar Nimrod Cohen, i cili mbante një zarf të adresuar atij personalisht “Nga Arabella”, e cila është 14 vjeçe.

Kohët e fundit ajo ka filluar të tërheqë më shumë vëmendje, teksa u shfaq përkrah gjyshit të saj në finalen e US Open muajin e kaluar.

Arabella është më e madhja nga tre fëmijët e Ivanka Trump dhe Jared Kushner.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark