Insajderi
Lajme

Vdes një grua në QKUK, kishte konsumuar preparate higjienike

Insajderi
22 October 2025 - 22:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes një grua në QKUK, kishte konsumuar preparate higjienike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmon se sot rreth orës 09:30 është pranuar një informatë se në fshatin Rakaj, një grua kishte konsumuar preparate higjienike.

Ai tha se “menjëherë, hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës Rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt dhe më pas është transportuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor. Rreth orës 12:45, nga QKUK jemi njoftuar se viktima (51 vjeçe) kishte ndërruar jetë”, tha Veseli.

“Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark