Insajderi
Lajme

Deputeti i LDK-së: 100 eurot e studentëve dalin pak ditë para balotazhit

Insajderi
23 October 2025 - 10:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputeti i LDK-së: 100 eurot e studentëve dalin pak ditë para balotazhit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës ndau 26 milionë euro për studentët, duke thënë se secili prej tyre do të përfitojë nga 100 euro.

Për mosekzekutimin e këtyre 100 eurove, deputeti i LDK-së, Paris Guri, tha se këto mjete do të dalin afër datës së raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Qeveria ende nuk i ka ekzekutuar 100 eurot për studentët. Mbajeni në mend ato do të dalin pak ditë para balotazhit”, shkroi Guri me ironi në Facebook.

Qeveria vendimin e mori para 12 tetorit, por këto përfitime për studentët ende nuk janë ekzekutuar. Data e balotazhit është 9 nëntori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark