Insajderi
Lajme

Thasë të mbushur me 50 mijë euro të hekurit kapen të padeklaruara në Vermicë

Insajderi
23 October 2025 - 14:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thasë të mbushur me 50 mijë euro të hekurit kapen të padeklaruara në Vermicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

50 mijë euro, para të hekurtit janë kapur në pikën Kufitare në Vermicë duke tentuar të futën në Kosovë të pa deklaruara.

pas një kontrolli të hollësishëm në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 50,000 euro në monedha metalike, të cilat ishin fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit, thuhet në njoftim.

Njoftimi i doganës:

Prizren, 23 tetor 2025 – Zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare Vermicë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë procedurës së zakonshme doganore, udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim. Megjithatë, pas një kontrolli të hollësishëm në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 50,000 euro në monedha metalike, të cilat ishin fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme pranë Sektorit të Hetuesisë.

Dogana e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare të respektojnë obligimet ligjore dhe të deklarojnë çdo shumë që tejkalon 10,000 euro, në hyrje apo dalje nga territori i Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e veprimeve që cenojnë integritetin financiar dhe sigurinë ekonomike të vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark