Insajderi
Lajme

Meta mbetet në burg/ Apeli rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

Insajderi
23 October 2025 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Meta mbetet në burg/ Apeli rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Posaçme e Apelit, rrëzoi të enjten kërkesën e Ilir Metës, për revokimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi “arrestin me burg” për ish-Presidentin.

Pavarësisht pretendimeve të avokatit të Ilir Metës, për revokimin e masës së sigurisë, gjyqtare Saida Dollani vendosi të mos pranojë këtë kërkesë.

Një ditë më parë, edhe shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën tjetër të Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi “arrestin me burg”.

Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit 2024, i akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe pasuritë e padeklaruara. Dosja u dërgua për gjykim në fund të gushtit nga SPAK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark