Insajderi
Lajme

“Albini po luan viktimën” – Ganimete Musliu akuzon Kurtin për helmimin e skenës politike

Insajderi
23 October 2025 - 20:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Albini po luan viktimën” – Ganimete Musliu akuzon Kurtin për helmimin e skenës politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po përpiqet ta paraqesë veten si viktimë pas viteve të propagandës dhe linçimeve politike.

“Albini ka filluar ta luaj viktimën. Pas 26 viteve të karrierës së tij në krye të kauzave të rrejshme, të fushatave linçuese dhe të propagandës denigruese, paska thënë se na qenka helmuar atmosfera me xhelozi e inate”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ajo ka shtuar se “për helmimin e kësaj atmosfere përgjegjës është vetë Kurti”, duke kujtuar se ai “nuk është distancuar asnjëherë nga dhuna verbale e ndjekësve të tij dhe as nga fyerjet e shpifjet që, sipas saj, kanë karakterizuar skenën politike nën ndikimin e tij”.

Musliu ka thënë se “për helmimin e kësaj shoqërie fajtori kryesor është vetë Albin Kurti” dhe se “tani është koha që ai ta marrë faturën që e meriton”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark