Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar kontributin e Bedri Hamza dhe rolin e tij si mentor i brezit të ri të liderëve brenda PDK-së.
“Ndër shumë punë të mira që ka bërë për vendin, Bedri Hamza ka mentoruar dhe frymëzuar një brez të ri liderësh brenda PDK-së. Arian Tahiri është shembulli i fundit i këtij vizioni, me të cilin Bedriu ka ndarë qeverisjen në Mitrovicë gjatë katër viteve të fundit”, tha Krasniqi.
Ai ka shtuar se puna e mirë në Mitrovicë nuk do të ndalet.
“Përderisa unë dhe Bedriu edhe sot e thamë që jemi krenarë për Arianin, mitrovicasit tashmë nuk kanë asnjë dyshim: zhvillimi i qytetit do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, energji dhe vizion përpara. Sepse pas Bedriut, vjen Ariani!”, shkroi ai në Facebook.