Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në kërkim, ishte i dënuar me 13 muaj

Insajderi
24 October 2025 - 09:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në kërkim, ishte i dënuar me 13 muaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj, mbrëmë nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:

– D.K. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 13 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark