Insajderi
Lajme

Afati për formimin e qeverisë afron, tensionohen Peci dhe Murati

Insajderi
24 October 2025 - 17:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Afati për formimin e qeverisë afron, tensionohen Peci dhe Murati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci u tensionua kur është pyetur nëse po zhvillojnë takime me partitë politike për një koalicion në nivelin qendror.

“Çdoherë bre ka diskutime. Nuk përbën as lajm kjo ideja që diskutohet me akterë, me parti. Unë mendoj që me të dyja palët ka pas bisedime edhe vazhdon me pas deri të dielën”, ka deklaruar ai sot.

I pyetur nëse do të ketë qeveri deri të dielën, Peci nuk dha përgjigje definitive.

“E shohim. Është përcaktim i deputetëve, i atyre që janë të zgjedhurit e popullit”.

Ndërkaq, Hekuran Murati nuk u përgjigj në pyetjet rreth formimit të qeverisë dhe kërkoi që pyetjet të dërgohen me shkrim.

“Tash çkado që ka me shkrim de çoj. Tash, qysh me thonë, a me zor po do përgjigje”, tha Murati.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark