Insajderi
Lajme

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën? Ja çfarë thotë Kushtetuta

Insajderi
24 October 2025 - 18:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën? Ja çfarë thotë Kushtetuta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në fillim të kësaj jave, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje ta formojë Qeverinë e re.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.

I mandatuari i ri për kryeministër sërish do t’i kishte 15 ditë për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e Qeverisë dhe programin e punës.

Presidenti shpall zgjedhje të reja nëse Qeveria nuk zgjidhet për herë të dytë, dhe ato duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e thirrjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark