Insajderi
Lajme

Rama: Diella shtatzënë, pret 83 fëmijë

Insajderi
25 October 2025 - 12:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama: Diella shtatzënë, pret 83 fëmijë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të shtunë se Inteligjenca Artificiale do të bashkëveprojë në të ardhmen edhe me deputetët në parlament.

Nga Berlini, ku mori pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit, duke folur për ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diellën, tha se kjo e fundit do të ketë së shpejti “83 fëmijë”.

Ndaj për herë të parë që Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do shërbejë si asistent për ta që do marrin pjesë për seanca parlamentare, dhe do mbajnë shënim për gjithçka. Dhe diçka që do t’ju pëlqejë shumë nëse shkon për kafe dhe harron të kthehesh në punë, kur kthehesh ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur nuk ke qenë në sallë. Nëse do të ftohem vitin tjetër do të kemi edhe 81 ekrane të tjera që të kemi 81 fëmijët e Diellës”, tha Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark