Insajderi
Lajme

“Zemaj është intervistuar si i dyshuar”, nga Prokuroria flasin për incidentin e dhunshëm

Insajderi
25 October 2025 - 21:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Zemaj është intervistuar si i dyshuar”, nga Prokuroria flasin për incidentin e dhunshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i LDK’së Armend Zemaj dhe mërgimtari që u përfshinë dje në një incident janë intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka deklaruar se prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për çështjen në fjalë.

“Ju njoftojmë, se prokurori kujdestar ka intervistuar të dyshuarin i cili dyshohet për veprën penale “ Sulmi” nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe ka intervistuar edhe qytetarin. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për çështjen në fjalë. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark