Skandalet e Naim Tërnavës këtyre ditëve kanë mbuluar mediat tona. Ai ka qenë nismëtari kryesor për ndryshimin e statutit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me qëllim që të sigurojë pozitën e vet si “babai” i saj përjetësisht.
Shkruan: Kenan Gashi
𝗤𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮 𝘃𝗶𝘁𝗶 𝟮𝟬𝟭𝟬, 𝗸𝗮𝗺 𝘁𝗵𝗲𝗸𝘀𝘂𝗮𝗿 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗶𝗺𝗶𝘀𝗵𝘁 𝘀𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗿𝗿𝗶𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗲𝗸𝘀𝘁𝗿𝗲𝗺𝗶𝘇𝗺𝗶𝘁 𝗳𝗲𝘁𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗲𝗻𝗱 𝗯𝗶𝗲 𝗺𝗯𝗶 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗲̈ 𝗜𝘀𝗹𝗮𝗺𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀, 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗼𝗻𝗸𝗿𝗲𝘁𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗺𝗯𝗶 𝗡𝗮𝗶𝗺 𝗧𝗲̈𝗿𝗻𝗮𝘃𝗲̈𝗻. Ai nuk ka ndërmarrë masa për parandalimin e kësaj dukurie, përkundrazi, shpesh ka mbështetur e përkrahur individë të tillë. Edhe sot, ai nuk reagon ndaj fakteve që në shumë komuna të Kosovës ka imamë që dalin jashtë rregullave fetare, duke promovuar elemente që nxisin dyshime për vehabizëm.
Naim Tërnava, si udhëheqës i BIK-ut, shumë herë ka mbyllur sytë para padrejtësive që ndodhin brenda institucionit që ai drejton. Ai ka mbështetur individë që janë përmendur në lidhje me prirje ekstremiste, pa marrë masa disiplinore ndaj tyre.
E kam theksuar shpesh se Naim Tërnava ndërhyri për të marrë masa kundër ish-kryetarit të Bashkësisë Islame në Kaçanik, një person që kishte qenë ndër të parët që kishte ngritur zërin kundër ekstremizmit fetar në Kosovë, dhe që kishte paralajmëruar për përhapjen e kësaj dukurie në një kohë kur askush tjetër nuk fliste për të.
Sot, Naim Tërnava është i informuar për shumë imamë në Kosovë që përhapin ide të afërta me vehabizmin, por përsëri nuk ka marrë asnjë masë konkrete ndaj tyre. Për më tepër, dyshohet se në raste të caktuara ai vet i ka mbështetur.
Tani po dalin edhe të dhëna shqetësuese se Tërnava është i përfshirë në çështje që bien ndesh me normat fetare dhe me ligjet e Republikës së Kosovës.
Për këto arsye, Naim Tërnava jo vetëm që duhet të japë dorëheqje menjëherë, por duhet të hetohet dhe ndaj tij të merren masa urgjente ligjore dhe institucionale.
Betimi për Drejtësi shkruan: Prona e fshehur e krerëve të BIK-ut:
Betimi për Drejtësi ju sjell hulumtimin për tokën rreth katër hektarëshe në vlerë milionëshe të fshehur nga pronësia e krerëve të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në emër të kujt u mbajte toka që u mbajte fshehur që dyshohet se u ble nga myftiu Naim Tërnava dhe sekretari aktual i BIK, Ahmet Sadriu.
Kujt iu shitë pastaj toka më 2020?
Çfarë përfituan myftiu Tërrnava, sekretari Ahmeti dhe vëllai i këtij të fundit?
Pse këto prona nuk u mbajtën sërish në emër të udhëheqësve të BIK?
Çfarë thonë për këtë myftiu Tërrnava dhe Ahmeti Sadriu?