Insajderi
Lajme

Kurti me ton të butë -Pa marrëveshje koalicioni, por kërkon mbështetjen e të gjithëve për qeverinë e re

Insajderi
26 October 2025 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti me ton të butë -Pa marrëveshje koalicioni, por kërkon mbështetjen e të gjithëve për qeverinë e re
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pa ndonjë marrëveshje të arritur, ka nisur prezantimin e ekspozesë për qeverinë e re, përbërjen e së cilës do ta prezantojë dhe më pas do ta hedhë në votim.

Ai theksoi se nuk ka marrëveshje koalicioni me asnjë prej partive shqiptare për formimin e qeverisë së re, por kërkoi që përbërja që do ta prezantojë të votohet nga të gjithë deputetët.

Kurti një politikan që zakonisht nuk është shquar për kujdes të tepruar në komunikim, këtë herë kërkoi debat të argumentuar dhe me tone të qeta në Kuvend.

“Pres që të debatojmë zellshëm për dallimet tona politike, por gjithnjë me respekt për njëri-tjetrin, për institucionet dhe për vullnetin e qytetarëve”, tha ai.

Kreu i VV-së shtoi se do të jetë “përherë i gatshëm” për “diskutime deri në shterim”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark