Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pas dështimit të votimit për qeverinë e re, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte numrat e nevojshëm, edhe pse kishte pohuar më parë se Kuvendi mund të formohej sepse ata i kanë shumicën.
Ajo shtoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“VV nuk i pati numrat për të formuar qeverinë, përkundër faktit që kanë potencuar se le të formohet Kuvendi sepse i kanë numrat. Ajo çfarë ndodhi sot është që ne po shkojmë drejt procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Është e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë se partia fituese po e kthen besimin te qytetarët për shkak të mungesës së aftësisë së tyre për të formuar një koalicion,” tha Bajrami.