Real Madridi dhe Barcelona ofruan spektakël në “Santiago Bernabeu” në një ndeshje të zjarrtë të “El Clasico-së”.
Reali arriti një fitore të madhe 2-1 ndaj Barcelonës.
Kjo fitore e vendos “Los Blancos” në krye të tabelës me pesë pikë mbi Barcelonën, që ndodhet e dyta.
Serinë e golave e hapi Kylian Mbappe në minutën e 22-të, pas një asistimi maestral nga Jude Bellingham. Pas disa rasteve të humbura nga Reali, Barcelona barazoi në 1-1 me golin e Fermin Lopez në minutën e 37-të, duke shfrytëzuar një gabim të Arda Gulerit në mbrojtjen madrilene.
Gëzimi i Barçës zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Reali riktheu epërsinë me golin e Jude Bellingham, pas asistimit nga Eder Militao. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 2-1, ndërsa e dyta nisi po ashtu me ritëm të lartë.
Reali fitoi një penallti pas prekje me dorë nga Eric Garcia, por Kylian Mbappe e humbi shansin. Pas minutës së 52-të, Barcelona mori iniciativën, duke kërcënuar portën madrilene, por muri i Realit qëndroi i palëkundur deri në fund.
Pedri u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve për një ndërhyrje ndaj Aurelien Tchouamenit.
Me këtë fitore, Reali ka 27 pikë nga 10 ndeshje, ndërsa Barcelona është e dyta me 22 pikë.