Insajderi
Lajme

“Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën është turp” – Musliu i reagon ashpër Vetëvendosjes

Insajderi
27 October 2025 - 10:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën është turp” – Musliu i reagon ashpër Vetëvendosjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Vetëvendosjes që krahasuan PDK-në me Listën Serbe.

Musliu e ka cilësuar këtë krahasim si të ulët, të rrezikshëm dhe thellësisht fyese për shtetin e Kosovës.

“Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën është turp dhe mashtrim politik. Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim. Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta”, ka thënë ajo.

Deputetja ka përkujtuar rolin historik të PDK-së në ndërtimin e shtetit dhe e ka quajtur atë “shtyllë e Kosovës”.

“PDK është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës. Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend. Vetëvendosje dje mori atë që e mbolli”, ka shtuar Musliu.

Ajo ka bërë thirrje për politikë të bazuar në ide dhe rezultate, jo në shpifje dhe propagandë.

“Tani është koha për ide, jo për shpifje. Për punë, jo për propagandë. Për Kosovën, jo për pushtet”, ka shkruar deputetja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark