Një ditë pasi nuk arriti të formojë qeverinë e re Kurti 3, Albin Kurti ka dal në një konferencë për media duke përsëritur edhe një herë retoriken e njejtë se si nuk u pranua për marrëveshje nga asnjë parti opozitare.
Ai tha se do të vazhdojnë të funksionojnë si Qeveri në detyrë.
“Kuvendi nuk arriti të zgjedh qeveri të re, përkundër tentimeve te disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur e të sinqertë… Përpjekjet për ndërtimin e një shumice nuk e dhanë rezultatin të cilin e synuam. Asnjëra nga partitë të cilave u kemi bërë ftesë, nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje. I bëmë ftesë dy herë LDK-së, dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën. LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse NISMA nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë”, tha Kurti