Insajderi
Kulturë

Rita Petro, pjesë e “FICTION FEST”- edicioni i pestë

Insajderi
27 October 2025 - 20:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rita Petro, pjesë e “FICTION FEST”- edicioni i pestë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkrimtarja tiranase, Rita Petro, një nga zërat më reprezentativë të letërsisë së tashme shqipe, do të jetë pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST”, që do të mbahet më datat 04 dhe 05 nëntor, 2025, në restorant “Amaro” në Prishtinë.

Ajo do të jetë pjesë e programit të mbrëmjes së parë të këtij festivali letrar (04.11.2025, ora 18:00) dhe do të na nderojë me praninë, bisedat dhe leximin e një pjese nga proza e saj artistike.

Rita Petro është një nga autoret e mirënjohura bashkëkohore shqiptare. Profesioni i saj është specialiste didakte në arsimin parauniversitar. Si bashkëautore numëron 45 tekste shkollore të gjuhës e të letërsisë shqipe. Jeton në Tiranë dhe drejton Shtëpinë Botuese Albas. Rita Petro ka një kontribut të njohur në poezinë bashkëkohore shqipe, për frymën “skandaloze”, kontraversale dhe imazhet moderne larg poezisë së traditës. Libri i parë me poezi është botuar në 1993 dhe gjatë këtyre viteve ka botuar dhe shtatë libra të tjerë me poezi e poema., prej të cilëve libri “Vrima” është përkthyer në disa gjuhë. Për librat e saj me poezi Petro ka fituar disa çmime të rëndësishme kombëtare. Me romanin “Lindur së prapthi” Rita Petro u nominua në çmimet europiane të letërsisë 2024 (EUPL). Rita Petro është e njohur për guximin dhe sinqeritetin e saj, duke fituar në shoqërinë shqiptare statusin e gruas që thyen tabu.

Ndihmëtare e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të cilën e falënderojmë përzemërsisht.

U pafshim!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark