Një punëtor ka mbetur i lënduar derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimi në Gjilan. Bëhet fjalë për kompaninë “Valoni Titan” pronar i së cilës është biznesmeni, Naser Deliu, shkruan Insajderi.
Deliu është ndaluar 48 orë me urdhër të prokurorit për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”
Sipas burimeve të Sinjalit, punëtori që ka mbetur i lënduar është Rinor Haxhiu.
Deliu ka dhënë deklaratë me shkrim për mënyrën e kontraktimit dhe kushtet e punës, ndërsa pas vlerësimit të provave dhe deklarimeve, Prokurori i çështjes ka lëshuar vendim për ndalimin e tij policor.
I dyshuari është vendosur në Qendrën e Ndalimit Policor për 48 orë.
Lënda do të procedohet me kallëzim penal për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa materiali hetimor do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Gjilan.