Insajderi
Sport

“A do të rrahemi ..?”, zbulohen fjalët gjatë përplasjes së Yamal me Vinicius Jr

Insajderi
28 October 2025 - 12:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“A do të rrahemi ..?”, zbulohen fjalët gjatë përplasjes së Yamal me Vinicius Jr
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy ditë pas El Clasicos së fituar 2-1 nga Real Madridi ndaj Barcelonës, ende po dalin lajme rreth fjalosjeve që patën lojtarët mes vete gjatë përplasjes së tyre pas ndeshjes.

Përleshja e fundit e El Clasicos la një koment goditës nga Lamine Yamal, ndërsa numri 10 i Barcelonës po shkonte drejt tunelit të dhomave të zhveshjes.

Vinicius Jr u shfaq në skenë për të ndjekur lojtarin e Barçës dhe aty patën disa shkëmbime fjalësh jo të lehta.

“A do të rrahemi?” e pyeti Lamine, Viniciusin, me sulmuesin braziliani që iu përgjigj: “Hajde. Të shkojmë!”.

Kamerat e mediumit El Día Después të Movistar+ kapën gjithë skenën, teksa kanë zbërthyer fjalët e shkëmbyera.

Ndryshe, i gjithë tensioni gjatë dhe pas ndeshjes El Clasico erdhi shkaku i disa deklaratave të Yamal për Real Madridin, të cilat lojtarët e Los Blancos nuk i kapërdinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark