Insajderi
Lajme

VV në Pejë i kërkon bashkëpunim AAK’së dy ditë pasi Haradinaj e quajti Kurtin ‘produkt të luftës hibride’

Insajderi
28 October 2025 - 15:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VV në Pejë i kërkon bashkëpunim AAK’së dy ditë pasi Haradinaj e quajti Kurtin ‘produkt të luftës hibride’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i VV’së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi, ka bërë të ditur se i ka dërguar ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të AAK’së në Pejë, Ali Berisha.

Kjo vjen dy ditë pasi, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e quajti Albin Kurtin “Produkt të luftës hibride” pas dështimit të seancës për formimin e qeverisë.

Kelmendi do të ballafaqohet në balotazh me Gazmend Muhaxherin e LDK’së më 9 nëntor.

“Sot, si kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës, i kam dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të AAK në Pejë, Dr. Ali Berisha. Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit prandaj jemi transparent në këtë rrugëtim. Qyteti ynë meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme të marrë përgjegjësi për Pejën dhe të vendosë në qendër punën, drejtësinë dhe qytetarin. Koha e varësisë nga pazaret e fshehta me Gorazhdecin dhe Listën Serbe duhet të marrë fund. Më 9 nëntor fiton Peja, sepse jemi BASHKË me qytetarët që e votuan ndryshimin”, ka shkruar Kelmendi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark