Insajderi
Insporti

Messi emocionon me fjalët për Suarezin: I ndjej lëvizjet e tij në zemrën time

Insajderi
28 October 2025 - 16:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Messi emocionon me fjalët për Suarezin: I ndjej lëvizjet e tij në zemrën time
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lionel Messi ka folur së fundmi në një intervistë me gazetarin e njohur Fabrizio Romano, ku ndër të tjerash ka përmendur edhe partneritetin e tij të veçantë me Luis Suarezin.

Messi dhe Suarezi kanë ndarë fushën e lojës për gjashtë sezone te Barcelona, ndërsa tashmë janë bashkëlojtarë edhe te Inter Miami në SHBA.

Gjatë intervistës, Romano i tregon Messit një video të një asistimi që ai i kishte bërë Suarezit, dhe reagimi i argjentinasit ishte plot emocione.

“E vërteta është se e shoh Luisin duke vrapuar. Dhe më pastaj është që je në dijeni, pasi kemi luajtur disa vite bashkë, duke ditur lëvizjet e njëri-tjetrit. Për disa vite, duke luajtur në shumë ndeshje së bashku, dhe tashmë unë i njoh lëvizjet e tij nga zemra ime”, ka thënë Messi, në videon e publikuar nga “433” në rrjetin social Instagram.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark