Insajderi
Insporti

La Liga dërgon letër ankese për këngët ofenduese të tifozëve të Real Madridit në “El Clasico”

Insajderi
28 October 2025 - 20:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
La Liga dërgon letër ankese për këngët ofenduese të tifozëve të Real Madridit në “El Clasico”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

La Liga ka përfshirë këngët e tifozëve të Real Madridit në letrën e fundit të ankesës drejtuar Komitetit të Garave të RFEF dhe Komisionit Anti-Dhuna.

Kjo vjen pas episodit të ndodhur gjatë ndeshjes së fundit kundër Barcelonës, kur tifozët e Los Blancos e sulmuan publikisht bazën e tifozëve katalanas.

Sipas “Diario Sport”, ankesa e parë lidhet me një thirrje të dëgjuar për herë të parë 35 minuta para fillimit të ndeshjes, dhe më pas sërish në minutën e 2-të të Clásico-s. Thirrja në fjalë ishte:

“Puta Barça, puta Barça, eh!”

Por ofendimet nga tifozët në “Santiago Bernabéu” nuk përfunduan këtu. Një grup tjetër i tifozëve, i vendosur në seksionin “Grada Fans RCMF”, nisi këngën para ndeshjes:

“Olelé, olalá, të jesh tifoz i Barcelonës do të thotë të jesh i pamend!”.

Tani mbetet për t’u parë nëse këto veprime do të sjellin sanksione ndaj Real Madridit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark