Insajderi
Lajme

Limaj rrëfen takimin e parë me Kurtin: Më tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes

Insajderi
28 October 2025 - 21:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Limaj rrëfen takimin e parë me Kurtin: Më tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sonte në emisionin “Rubikon” foli për takimin e parë që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Limaj tha se në këtë takim, Kurti i ka shprehur interesin për një partneritet dhe dëshirën që ai të jetë pjesë e qeverisjes.

“Në takimin e parë me kryeministrin i kam thënë për çka më ke ftuar, a me ke ftuar për t’i dhënë votat, apo për partneritet. Nëse më keni ftuar për shkak se u duhen tri votat e Nismës, e mbyllim këtë temë këtu dhe unë kam vendosur t’i jap votat pa asnjë temë. S’kam dashur ta shoh kryeministrin në një situatë të sikletshme ‘kam nevojë’, kam dashur ta lirojë nga kjo”, tha Limaj.

“Nuk kisha dëshirë të shkojë në atë, thjesht t’u krijohej mundësia institucioneve, nuk doja që kryeministri i vendit të ndjej ndonjë siklet në këtë situatë”, shtoi ai.

Limaj tregoi gjithashtu arsyet e vendimit të Nismës për të votuar qeverinë e pakicës.

“I thash unë dal në parlament dhe arsyetoj, qytetarëve t’u tregojë pse kemi vendosur në Nisma ta votojmë një qeveri të pakicës pa marrë pjesë në të dhe pa pasur ti asnjë obligim ndaj nesh”.

Ai përfundoi duke cituar fjalët e Kurtit gjatë takimit:

“Z. Kurti më ka thënë po dua partneritet. Shprehu mirënjohje, falënderim për atë që ne nuk jemi të interesuar ta fusim në negociata e siklet, por tha unë jam i interesuar për partneritet. Tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes, me ministri”, u shpreh Limaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark