Insajderi
Lajme

Pas AAK’së, Vetëvendosja në Prizren e bën edhe një tjetër koalicion

Insajderi
29 October 2025 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas AAK’së, Vetëvendosja në Prizren e bën edhe një tjetër koalicion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren e ka zgjeruar numrin e koalicioneve.

Artan Abrashi, kandidati i LVV’së për Prizrenin, ka njoftuar se kanë arritur koalicion me partinë nga komuniteti joshumicë PREBK’në, kryetar i së cilës është Albert Kinolli, shkruan Insajderi.

Siç bën të ditur Abrashi, në takim ishte prezent edhe Sejnur Veshall, i cili u propozua nga Albin Kurti si ministër për Zhvillim Rajonal.

“Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e PREBK-së, z. Albert Kinolli, deputet që përfaqëson me dinjitet komunitetin rom të Prizrenit. Në takim ishte i pranishëm edhe bashkëpartiaku dhe aktivisti i parë rom në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Sejnur Veshall, i cili, për herë të parë në historinë e Kosovës, u propozua ditë më parë për postin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal nga Qeveria Kurti”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosja në Prizren dje njoftoi se ka arritur marrëveshje me AAK’në.

“Sot, në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Prizren, e përfaqësuar nga unë si kryetar, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari z. Besnik Krasniqi, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin tonë”, u bë e ditur në njoftimin e djeshëm. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark