Insajderi
Lajme

Avokatja e Ali Çekut reagon ndaj deklaratave të Doruntina Çekut

Insajderi
29 October 2025 - 12:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokatja e Ali Çekut reagon ndaj deklaratave të Doruntina Çekut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Doruntina Çeku ka reaguar publikisht, duke shprehur pakënaqësinë e saj për zvarritjen e procesit gjyqësor lidhur me padinë që ajo ka ngritur ndaj tre axhallarëve të saj,Ethem, Ali dhe Gani Çeku për çështje pronësore.

Në reagim ndaj deklaratave të saj, avokatja e Ali Çekut, Aurora Mulhaxha, ka bërë të ditur se ndaj Doruntina Çekut është dorëzuar një kallëzim penal.

Në njoftimin e saj, avokatja Mulhaxha thekson se ky veprim është ndërmarrë pas, siç thotë ajo, “një periudhe të gjatë dezinformatash të vazhdueshme të përhapura nga Doruntina Çeku”, të cilat, sipas saj, kanë pasur për qëllim dëmtimin e imazhit të klientit të saj.

Kallëzimi penal është paraqitur për veprat penale:

  • Pengim i veprimtarisë ekonomike, sipas nenit 291 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;
  • dhe Shpërndarje e informatave të rreme, sipas nenit 390 të të njëjtit Kod.

Avokatja ka konfirmuar se Ali Çeku është paraqitur në cilësinë e palës së dëmtuar dhe se çështja tashmë ndodhet në duart e Prokurorisë kompetente, e cila pritet të ndërmarrë hapat e radhës.

Në fund Mulhaxha u ka bërë thirrje mediave që, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, të verifikojnë me kujdes çdo informacion përpara publikimit, për të mos dëmtuar imazhin e, siç u shpreh ajo, “një afaristi të ndershëm dhe me integritet profesional, siç është z. Ali Çeku”.

“Sa i përket djalit të Etëmi Qekut, Ard Çeku, për citimet me fjalët “Drogirash” do të ushtrojmë kallëzim penal për veprën e shpifjes, dhe ndërkohë, sa i përket rastit kur e njëjta deklaron se është kanos nga Ardi, i njëjti është liruar nga procedura dhe as nuk është zhvilluar procedurë”, tha Mulhaxha në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark