Insajderi
Lajme

Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, përfshihen 4 vetura -Policia jep detaje

Insajderi
29 October 2025 - 12:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, përfshihen 4 vetura -Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në orët e hershme të mëngjesit të 29.10.2025, Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhë një aksident trafiku zingjirë në mes të katër automjeteve në lëvizje në rrugën Gjilan Prishtinë në fshatin Parallovë. Njësite policore të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në aksident janë të përfshira katër automjet, fatëmirësish përveq dëmeve materiale ska persona të lënduar. Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hashani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark