Insajderi
Lajme

Dy vdekje të dyshimta në Tiranë- Detajet

Insajderi
29 October 2025 - 15:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy vdekje të dyshimta në Tiranë- Detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy ngjarje të rënda me pasojë vdekjen janë regjistruar në fshatin Domje të Tiranës, ku një punëtor ndërtimi 69-vjeçar dhe një 75-vjeçar kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme.

Një 69-vjeçar ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar shtetasin E. N., 49 vjeç, dhe ka shpallur në kërkim A. K., 61 vjeç, bashkadministrues të subjektit që po ndërtohej, raporton JOQ..

Ndërkohë, në një rast tjetër të ndodhur po në Domje, është proceduar penalisht G. D., 52 vjeç, pasi gjatë riparimit të portës së banesës së tij është dëmtuar rëndë nga mekanizmi lëvizës I. R., 75 vjeç, i cili humbi jetën në vend.

Materialet për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark