Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pasi që Suada Hallaqi përmes një njoftimi përcjell redaksisë Gazetës Insajderi ku njoftonte për dorëheqje iu referua vetës si nënkryetare.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Prizren, sqaron opinionin publik se nuk ka dhe as nuk ka pasur ndonjë nënkryetare femër në strukturat e saj. Personi që ka deklaruar dorëheqje, ka qenë ish-kandidate për Asamble Komunale, të cilën e falënderojmë për angazhimin dhe për 24 votat e fituara në zgjedhjet e fundit. Theksojmë se ajo nuk ka ushtruar asnjëherë funksionin e nënkryetares së degës”, thuhet në reagimin e Krasniqit.
Hallaqi në një reagim që ia përcolli Gazetës Insajderi ku shpërfaqte pakënaqësitë e saj për koalicionin AAK-VV në Prizren, u vetëquajt nënkryetare e degës së AAK’së në Prizren.
“Unë ju premtoj që do të jam zë edhe më i fuqishëm në realizimin e interesave të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit! Me shumë respekt dhe dashamirësi i juaji Nenkrytare Suada Hallaqi“, thuhet ndër të tjera në reagimin e saj.