Insajderi
Lajme

Kurti për njohjen nga Siria: Lidhjet mes dy vendeve do të forcohen

Insajderi
29 October 2025 - 18:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti për njohjen nga Siria: Lidhjet mes dy vendeve do të forcohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka uruar njohjen e Kosovës nga Siria, e cila u kumtua nga presidentja Vjosa Osmani.

Kurti tha se do të angazhohen që lidhjet mes dy shteteve, Kosovës dhe Sirisë, të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë.

“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë. Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë”, tha Kurti.

“Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë”, shkroi Kurti në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark