Insajderi
Lajme

James Rubin: Do të ishte tragjedi për Kosovën nëse Thaçi dhe të tjerët dënohen pa prova

Insajderi
29 October 2025 - 19:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
James Rubin: Do të ishte tragjedi për Kosovën nëse Thaçi dhe të tjerët dënohen pa prova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ndihmës sekretar i Shtetit të SHBA-së, James Rubin, në një intervistë për Atlantic Council, ka folur për procesin gjyqësor që po vazhdon në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.

Rubin ka thënë se lutet që Haga të mos nxjerrë një vendim dënues për Thaçin dhe të tjerët, pasi një gjë e tillë do të ishte e tmerrshme për Kosovën dhe do të kishte pasoja afatgjata për drejtësinë ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se do të ishte një njollë për sistemin juridik ndërkombëtar që ata të dënohen pa asnjë provë dhe se një vendim i tillë do të dëmtonte edhe për një kohë të gjatë gatishmërinë për të krijuar tribunale të ngjashme në të ardhmen.

“Shikoni, kur isha zëdhënës i Departamentit të Shtetit, dhe edhe së fundmi kur kam punuar ngushtë me Presidentin Biden dhe Sekretarin e Shtetit Tony Blinken, mund të thosha për një pyetje të tillë: kjo është një pyetje hipotetike, dhe nuk do të përgjigjem. Por unë nuk jam më zëdhënës. Tani mund të flas për çështje hipotetike. Dhe së pari dua të them: lutem, lutem që kjo të mos ndodhë. Kjo do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe shumë prej tyre dhanë jetën për liri, për njerëzit që përfaqësuan këto miliona shqiptarë të Kosovës, që të shpallen fajtorë pa asnjë provë… do të ishte vërtet një njollë e tmerrshme për sistemin ndërkombëtar juridik. Dhe mendoj se do të dëmtonte për një kohë të gjatë gatishmërinë për të krijuar ndonjëherë sërish një tribunal ndërkombëtar si ky. Kështu që shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Rubin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark