Insajderi
Show

Dua Lipa, artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani

Insajderi
29 October 2025 - 23:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dua Lipa, artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dua Lipa ka zënë vendin e parë në listën vjetore të të pasurve nën moshën 30-vjeç të Revistës “Heat”.

Këngëtarja e hitit “Levitating” ka një pasuri prej 129 milionë funtesh, duke lënë pas, shumë larg aktorin Tom Holland, yllin e Spider-Man, i cili vlerësohet të ketë 35.7 milionë funte.

Pesëshja e parë e listës plotësohet nga:

– Këngëtari Lewis Capaldi me 35 milionë funte,

– Aktorja e “Stranger Things”, Millie Bobby Brown me 24 milionë funte,

– Çifti i reality-show Molly Mae Hague dhe Tommy Fury me 22.1 milionë funte.

Lista e revistës përbëhet nga 30 yjet më të pasur nën 30 vjeç në Britani dhe Irlandë, ndërsa kanë përpiluar edhe një renditje të yjeve më të pasur ndërkombëtarë, ku Kylie Jenner kryeson me një pasuri prej 540 milionë funtesh, duke lënë pas motrën Kendall Jenner, modelen Hailey Bieber, këngëtaren Billie Eilish dhe grupin K-pop BLACKPINK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark