Insajderi
Lajme

Vetëvendosje i kërkon LDK’së koalicion në Gjakovë, publikohet ftesa

Insajderi
30 October 2025 - 12:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëvendosje i kërkon LDK’së koalicion në Gjakovë, publikohet ftesa
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i LVV’së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, i ka shkruar letër publike kandidatit të LDK-së për kryetar, Shefqet Shehu, për koalicion për balotazhin e 9 nëntorit, ku Gola do të ballafaqohet me Ardian Gjinin e AAK-së.

“Si kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e ndiej obligim, si politikan aq edhe qytetar, të ju drejtohem me një ftesë të hapur e të sinqertë për bashkëpunim”, ka shkruar Gola në letrën tij.

“Ftesa jonë drejtuar juve, si degë e LDK-së në Gjakovë, është për një bashkëpunim të sinqertë dhe parimor, që buron nga interesi i të gjithë qytetarëve të komunës e jo nga hakmarrjet politike ose ndarjet partiake. Ne nuk kërkojmë marrëveshje për pushtet, por bashkim për drejtësi, barazi dhe zhvillim, Në vend të vazhdimit të status quo-së që i mban peng qytetarët të pak duarve, bashkë me LDK-në mund ta kthejmë Gjakovën në shembull të një rotacioni demokratik për tërë Kosovën”, thuhet ndër të tjera në letër.

Ftesa e publikuar nga Ardian Gola:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark