Insajderi
Show

Pse Hande Erçel po kritikohet ‘ashpër’ në rrjet?

Insajderi
30 October 2025 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pse Hande Erçel po kritikohet ‘ashpër’ në rrjet?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktorja e njohur turke Hande Erçel është sërish në qendër të diskutimeve në rrjete sociale, dhe këtë herë arsyeja nuk është një projekt i ri apo ndonjë romancë, por aftësitë e saj në të folur anglisht.

Së fundmi, Hande ishte fytyra përfaqësuese e një marke të njohur italiane të bizhuterive, e cila organizoi një mbrëmje luksoze në Çırağan Palace Kempinski në Stamboll.

Në ngjarjen ku morën pjesë të ftuar nga e gjithë bota, aktorja mbajti një fjalim të shkurtër në anglisht për të mirëpritur të pranishmit, moment që shumë shpejt u bë viral në internet.

Në rrjete sociale u shpërndanë me shpejtësi pamjet e fjalimit të saj. Disa përdorues e vlerësuan për vetëbesimin dhe përfaqësimin dinjitoz të Turqisë në skenën ndërkombëtare, ndërsa të tjerë e kritikuan për theksin dhe mënyrën e të folurit, duke rikthyer diskutimin e vjetër për njohuritë e saj në këtë gjuhë.

Në fakt, kjo s’është hera e parë që Hande përmendet për anglishten e saj.

Edhe më parë ajo ishte përballur me komente negative, pas disa intervistave dhe eventeve ndërkombëtare.

Vetë aktorja kishte pranuar publikisht se kishte filluar të ndiqte kurse të anglishtes për t’u përmirësuar, duke theksuar se dëshiron të komunikojë më lirshëm me fansat dhe bashkëpunëtorët jashtë vendit.

Këtë herë, fansat e saj u rreshtuan menjëherë në mbrojtje, duke e vlerësuar për guximin që tregoi.

“Ajo po përpiqet, dhe kjo është ajo që ka rëndësi,” – shkroi një fans në X.

Pas ndarjes nga biznesmeni Hakan Sabancı, me të cilin kishte një lidhje të gjatë, Hande i është përkushtuar plotësisht karrierës dhe projekteve artistike. Edhe kur tema është diçka aq e vogël sa një fjalim i shkurtër, ajo arrin të bëjë zhurmë dhe të tërheqë vëmendjen, duke dëshmuar sërish pse mbetet një nga figurat më të pëlqyera dhe më të përfolura të ekranit turk.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark