Insajderi
Lajme

Çitaku deklarohet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: E vetmja seancë e re që mund të thirret, është ajo për të votuar ose jo Qeverinë

Insajderi
30 October 2025 - 15:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku deklarohet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: E vetmja seancë e re që mund të thirret, është ajo për të votuar ose jo Qeverinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK, Vlora Çitaku pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se e vetmja thirrje për seancë të re, mund të jetë ajo për të votuar ose jo Qeverinë e re.

“Në emër të PDK qartësova që pika e vetëm e rendit të ditës që mund të trajtojmë është thirrja e seancës së re plenarë për të votuar ose mos votuar qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, shkelje e Kushtetutës. Liderët politike aty do të konfirmoj se a kanë shumicë parlamentare”, tha ajo

Çitaku edhe njëherë ka konfirmuar se PDK do marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidetnja.

” Kryetari Krasniqi do të merr pjesë, Kosova nuk ka kohë për të humbur. Është e qartë se nuk ka shumicë të re parlamentare. Duhet të shkojmë në zgjedhje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark