Insajderi
Lajme

Tentoi të vetëvritej – Policia e Kosovës i shpëton jetën një personi në Mitrovicë

Insajderi
31 October 2025 - 09:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi të vetëvritej – Policia e Kosovës i shpëton jetën një personi në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një reagim i shpejtë dhe profesional i policisë në Mitrovicën e Jugut ka parandaluar një tragjedi gjatë natës së 31 tetorit 2025.

Policia ka pranuar një informatë se një person i moshës madhore kishte hapur dritaren e banesës dhe kishte tentuar të hidhej nga lartësia. Menjëherë pas marrjes së informacionit, zyrtarët policorë kanë reaguar me efikasitet, duke lokalizuar në kohë personin dhe duke arritur ta ndalojnë nga veprimi i rrezikshëm.

Falë ndërhyrjes së tyre të menjëhershme, është shpëtuar jeta e qytetarit, i cili më pas është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe kujdes të mëtejshëm.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që raste të tilla të raportohen sa më herët, në mënyrë që të parandalohet çdo pasojë e mundshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark