Insajderi
Lajme

“E tëra kjo nuk bëhet për mirëqenien por për votë dhe pushtet” – njohësi i çështjeve ekonomike kritikon Kurtin

Insajderi
31 October 2025 - 11:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“E tëra kjo nuk bëhet për mirëqenien por për votë dhe pushtet” – njohësi i çështjeve ekonomike kritikon Kurtin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka kritikuar vendimet e Qeverisë në detyrë Kurti për rritjen e pensioneve dhe shtesave, duke i cilësuar ato si manovra politike në prag të zgjedhjeve lokale.

Përmes një postimi në Facebook, Gërxhaliu shkruan: “Ndaleni doren pak ooooo! Mendoni si me fitu e me e rritë buxhetin dhe transparencën në partneritet me sektorin privat, e jo me shpenzu, me premtu e me kalkulu në vota ende pa e fitu dhe miratu buxhetin 2026! E tëra kjo nuk bëhet për mirëqenien por për votë dhe pushtet! #Kosova mbi të gjitha…!”.

Ai shton se vendimet e tilla duhet të fokusohen në menaxhim të përgjegjshëm financiar dhe zhvillim ekonomik, dhe jo si mjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark