Insajderi
Botë

Orban kërkon përjashtim për Hungarinë nga sanksionet amerikane ndaj naftës ruse

Insajderi
31 October 2025 - 16:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Orban kërkon përjashtim për Hungarinë nga sanksionet amerikane ndaj naftës ruse
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha të premten se do të përpiqet të sigurojë një përjashtim për Hungarinë nga sanksionet e reja të SHBA-së ndaj naftës ruse, gjatë vizitës së tij në Uashington javën e ardhshme.

“Duhet të përdorim tubacionet, përndryshe nuk do të kemi energji. Duhet t’i bëjmë amerikanët të kuptojnë vështirësitë e kësaj situate, nëse duam përjashtime nga sanksionet amerikane ndaj energjisë ruse”, tha ai.

Orban foli pas vendimit të administratës së presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar për të vendosur sanksione ndaj kompanive ruse të naftës, të cilat prekin edhe blerës të huaj si Hungaria.

Teksa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian kanë ulur ndjeshëm ose kanë ndalur importet e karburanteve ruse pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të marrin naftë përmes tubacioneve.

Kryeministri hungarez, që konsiderohet si partneri më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin brenda BE-së, ka ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Kremlinin pavarësisht luftës dhe ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Ukrainës, duke e paraqitur atë si kërcënim për sigurinë dhe ekonominë e Hungarisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark