Insajderi
Lajme

Balluku në SPAK: Pranova kërkesën për një çështje në hetim

Insajderi
31 October 2025 - 17:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Balluku në SPAK: Pranova kërkesën për një çështje në hetim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga SPAK pasi u mor në pyetje për rreth 40 minuta.

Ajo u shpreh e gatshme për të bashkëpunuar me organin e drejtësisë, për një çështje që është në hetim nga ana e SPAK por nuk dha detaje.

“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje nën hetim. Si një qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe si zyrtare, e shoh këtë si një proces që do të jetë i bazuar në transparencën dhe llogaridhënien e drejtësisë që besojmë”, tha Balluku pasi doli nga SPAK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark