Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në takimin e sotëm kanë diskutuar edhe për mundësinë e zgjedhjes së presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.
Osmani ka thënë se e ka përkrahur një gjë të tillë që nga viti 2010 dhe sipas saj.
“U diskutua mundësia e zgjedhjes së presidentit drejtpërdrejt nga populli, e kam përkrahur që nga viti 2010. Kam përkrahur edhe amendamentet kushtetuese.”, ka thënë Osmani.
Sipas saj kjo do të shmangte shkuarjen në zgjedhje për parlament e Qeveri, meqë sipas saj s’ka kuptim që të shkohet në zgjedhje për këto dy institucione nëse dështon zgjedhja e presidentes në Kuvend.
“Evitohen zgjedhjet nacionale. S’ka kuptim që për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentes të shkohet në zgjedhje për parlament e në Qeveri, dhe atë për një parlament e qeveri që mezi do të konstituohen. Kishte një vullnet të madh të partive politike që të shkohet me zgjedhje drejtpërdrejt nga populli, një instrument që e kam përkrahur gjithmonë. Por kërkohet ndryshim kushtetues, është sfidues por jo e pamundur”, ka thënë ajo.