Insajderi
Lajme

Lëndohet një punëtor në vendin e punës në kompaninë “Et-Com” në Ferizaj

Insajderi
01 November 2025 - 11:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lëndohet një punëtor në vendin e punës në kompaninë “Et-Com” në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person dyshohet se ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e qyteti.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt. Njësit përkatës janë duke hetuar rastin”, njofton raporti i Policisë së Kosovës.

Punëtori është lënduar gjatë orarit të punës në kompaninë e konstruksioneve metalike “Et-Com” në fshatin Prelez i Muhaxherëve – Ferizaj.

Sipas Sinjalit se ngjarja ka ndodhur më 31 tetor 2025, rreth orës 13:30, kur punëtori G.L rreth 35-vjeçar është lënduar gjatë punës me konstruksione metalike dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit të Ferizajt.

Pas raportimit të rastit, Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor Ferizaj ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe ka dokumentuar rrethanat e incidentit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është inicuar me cilësimin “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të konstatuar nëse kompania ka respektuar standardet ligjore të sigurisë dhe nëse përgjegjësia bie mbi ndonjë person fizik apo juridik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark