Insajderi
Showbiz

Dy aktorët e njohur në Big Brother Vip Albania 5?

Insajderi
01 November 2025 - 14:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy aktorët e njohur në Big Brother Vip Albania 5?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Moderatorët e projektit televiziv dedikuar fëmijëve të realizuar nga Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe Top Channel, “Fun Camp” Aleksandër Grami dhe Ermir Hoxhaj bënë një deklaratë se do të jenë pjesë e sezonit të pestë të Big Brother VIP Albania.

Duke pyetur edhe personazhin tjetër, Kërmill Mili, që me shaka tha se pas projektit do të ishte opinionist i Big Brother VIP Albania 5, dy aktorët e show-t të humorit “Portokalli” thanë se edhe ata do të ishin aty, si banorët e sezonit të ri të spektaklit më të ndjekur shqiptar.

“Ne do të jemi banorë”, thanë ata, teksa Mili i habitur tha se do u jepte opinione kritikuese në çdo puntatë.

Projekti televiziv “Fun Camp” mbylli siparin këtë të shtunë në Top Channel. Ai u realizua në një kamp, pranë natyrës dhe kafshëve me lojëra dhe sfida për të vegjlit.

Aktori Ermir Hoxhaj ka qënë i ftuar në një nga prime e BBV4, ku edhe ka imituar aktorin Laert Vasili. Por a do jetë pjesë e BBV5 Ermiri apo Sandri? Apo të dy bashkë? Kjo mbetet për tu parë në javët në vijim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark