Insajderi
Show

Historia e veçantë që lidh kryeministrin potencial të Holandës me Kosovën

Insajderi
01 November 2025 - 21:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Historia e veçantë që lidh kryeministrin potencial të Holandës me Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas zgjedhjeve në Holandë, vëmendja ka rënë mbi Rob Jetten, liderin e partisë liberale D66, i cili konsiderohet kandidati kryesor për kryeministër. Por një detaj personal nga e kaluara e tij lidhet direkt me Kosovën dhe tregon një tjetër faqe të karakterit të tij.

Në tetor të vitit 2023, Jetten ndau një kujtim në Instagram, duke treguar se dhjetë vjet më parë, gjatë një udhëtimi me miqtë në Kosovë, kishte hasur një këlysh të vogël me këmbë të thyer në rrugë.

“E mora në një kuti kartoni për ta çuar te veterineri, por kur u zgjova në mëngjes ajo po tundte bishtin pranë meje dhe unë u dashurova menjëherë”, shkruante ai.

Qenin e quajti “Muja” dhe e mori me vete në Holandë, ku u bë pjesë e familjes së tij për shumë vite.

“Muja ishte rritur në rrugë dhe në fillim e pati të vështirë të përshtatej, por më mësoi shumë për durimin dhe më dha qetësi”, tregonte Jetten, duke reflektuar mbi lidhjen e veçantë që krijoi me kafshën nga Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark