Policia e Kosovës ka arrestuar një 52-vjeçar në Prishtinë për tetë raste të vjedhjeve.
Siç bën të ditur policia, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Insajderi.
“Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur arrestimin e një personi të dyshuar për së paku 8 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në Prishtinë”.
“Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: B.C, mashkull, 52 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.