Insajderi
Lajme

Trump nxjerr nga xhepi listën e luftërave që thotë se i ndali, përfshihet Kosova dhe Serbia

Insajderi
03 November 2025 - 13:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump nxjerr nga xhepi listën e luftërave që thotë se i ndali, përfshihet Kosova dhe Serbia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump ka folur edhe njëherë për luftërat që ai i ka ndaluar, i gruar në emisionin “60 Minutes” të CBS, Trump në një moment nxori një letër nga xhepi i tij i brendshëm i xhaketës.

Në të ishin të renditura luftërat që ai pretendon se i ka përfunduar, duke e quajtur veten presidenti i paqes.

“Janë 8 nga 9 luftërat që i kam përfunduar. E dini si i zgjidha. Në 60% të rasteve, ju thashë nëse nuk ndaloni së luftuari, do të vendos tarifa mbi vendet tuaja dhe nuk do të jeni në gjendje të bëni biznes me SHBA-në”, ka thënë Trump.

Në letrën të cilën ai nxori nga xhepi, figuron edhe Kosova e Serbia.

“Solla një listë. Shikojeni këtë. Luftëra. Sa prej tyre kam zgjidhur. Kamboxhia dhe Tajlanda. Kosova dhe Serbia…” tha Trump duke numëruar edhe luftërat e tjera që thotë se i ndali sapo erdhi në pushtet.

Videon e momentit kur ai e bën këtë veprim, mund ta ndiqni nga minuta 21:00:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark